Tashmë nxënësit e fshatit Vranidoll të Komunës së Prishtinës, janë bërë me shkollë të re.
Këtë e bëri të ditur drejtoresha e Arsimit, Besianë Musmurati e cila përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se shkolla ka nëntë klasë të reja, dy kabinete, një bibliotekë dhe një klasë për arsim parafillor.
Ajo gjithashtu tha se në kë shkollë ka po ashtu edhe sallë të edukatës fizike si dhe qasje për fëmijë me aftësi të kufizuara.
“Ditë e bukur sot në Vranidoll, që u bë me shkollë të re!
Pas zvarritjeve disavjeçare, Vranidolli më në fund u bë me shkollë të re. Kompanitë e papërgjegjshme i ndëshkuam dhe hapëm rrugë për finalizimin e një projekti kaq të rëndësishëm për këtë komunitet dhe për gjithë Komunën e Prishtinës. Shkolla ka 9 klasë të reja, 2 kabinete, 1 bibliotekë dhe 1 klasë për arsim parafillor, sallë të edukatës fizike si dhe qasje për fëmijë me aftësi të kufizuara”, ka shkruar Musmurati në Facebook.
/TV Malisheva