Policia e Tiranës ka arrestuar Dhurata Saliajn, gruan e 41-vjeçarit Kudret Saliaj, i ekzekutuar ditën e premte. Sipas policisë Dhurata Saliaj ka luajtur rolin e bashkëpunëtores në vrasjen e bashkëshortit të saj.

Ndërkohë pak orë me parë policia në lumin Lana ka sekuestruar dhe armen e krimit tip pistoletë me të cilën Mexhit Picari vrau dhëndrin e tij.

Çifti ishte në proces divorci në Gjykatën e Tiranës. Procesi i divorcit i nisur prej muajit dhjetor të 2020 në Gjykatën e Tiranës mes çiftit Saliaj ka përfunduar tragjikisht këtë të premte në zonën e ish-Ekspozitës në kryeqytet.

Vetëm 10 minuta përpara seancës së radhës, Kudret Saliaj është ekzekutuar nga vjehrri i tij, Mexhit Picari që e ka qëlluar 41-vjeçarin me 8 plumba.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një bar kafeje pranë Gjykatës së Tiranës ku Kudret Saliaj në momentin kur është qëlluar ka qenë nën shoqërinë e avokatit, Adriatik Cama, i cili mbeti i plagosur por pa pasoja për jetën./TV Malisheva

Share.