Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar pas vrasjeve të civilëve në Bucha të Ukrainës, ngjarje të cilën e ka cilësuar si mizori.
Ai në një postim në Twitter ka shkruar se pamjet janë tronditëse dhe duhet bërë gjithçka që të nisë hetimi i pavarur për krimet e tilla në luftën e Rusisë në Ukrainë.
“Imazhet e tmerrshme të civilëve të vrarë në Bucha të Ukrainës janë tronditëse. Duhet bërë gjithçka për një hetim të pavarur të krimeve të tilla të tmerrshme. Asgjë nuk mund të justifikojë një mizori të tillë. Sa dhimbje dhe sa turp”, ka shkruar Rama./tch
/TV Malisheva