Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës ku një person ka therur me thikë babanë e bashkëshortes së tij (vjehrrin) në rrugën “Ali Vitia”, në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktima nuk ka mundur t’i përballojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku.
“Dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari mashkull nga Kosova ka sulmuar-therur me thikë babanë e bashkëshortes së tij (vjehrrin), viktimën mashkull nga Kosova i cili duke mos u përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku”, thuhet në raport.
Po ashtu në raport bëhet e ditur se i dyshuari gjendet në arrati, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
/TV Malisheva