Policia ka dhënë detaje tjera për vrasjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve mbrëmë në fshatin Baks të Skenderajit.

Sipas Policisë, në rrethana të panjohura janë plagosur mes veti tre meshkuj kosovarë.

“Dy të lënduar janë dërguar në emergjencën e Skenderajt, njëri nga ata ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK, kurse i treti është dërguar fillimisht në emergjencën e Drenasit e më pas në QKUK. Nga të dyshuarit janë konfiskuar një AK 47 dhe një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion, ndërsa dy të dyshuar dërgohen në mbajtje”< thuhet në njoftim.

Share.