Një vrasje po dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Rrustem Statovci” në Ferizaj.

Rastin për Express e ka konfirmuar prokurori Veton Shabani, i cili ka thënë se sipas dyshimeve të para, po dyshohet se ka ndodhur një vrasje brenda familjes.“Ka dyshime për vrasje. Mjekësia Ligjore e Ka marrë trupin e pajetë të viktimës, obduksioni do ta sqarojë situatën më detajisht. Por dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me vrasje”, ka thënë Shabani.

Shabani ka bërë të ditur se viktima ka jetuar me djalin e saj, i cili sipas informatava të para nga vendi i ngjarjes, është i dyshuar kryesor.

“E ndjera ka jetuar me një djalë të saj, që sipas infiormatave të para, ka të meta mendore. Është dërguar për ekzaminim te psikiatri. I dyshuar për momentin është djali, policia e ka marrë dhe është duke u trajtuar nga psikiatri”, ka deklaruar Shabani.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Policia është në vendin e ngjarjes, jemi duke e hetuar rastin, pasi të kryhen të gjitha hetimet do të dalim me një njoftim. Për momentin rasti është “hetim i vdekjes””, ka thënë Gashi.

Share.