Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Një person është gjetur i ekzekutuar me armë zjarri. Viktima tashmë e identifikuar si Endri Mustafa, është gjetur në zonën e Livadheve.

Policia e Shkodrës ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për mbledhjen e provave dhe zbardhjen e kësaj ngjarje, raporton A2.

Për momentin janë ende të paqarta rrethanat dhe motivet e kësaj vrasjeje. Ndërsa viktima është i njohur për Policinë e Shkodrës, pasi ka qenë objekt verifikimi dhe hetimi më parë./TV Malisheva

Share.