Policia ka informuar se dje dy persona (njëri i mitur) kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, pasi që sipas tyre, janë therur me thikë nga persona të panjohur.

Lidhur me rastin, është arrestuar një person.

“Dy viktima meshkuj nga Kosova (njëri i mitur), kanë kërkuar ndihmë mjekësor në QKUK, pasi që sipas tyre janë therur me thikë nga persona të pa njohur. Pas tretmanit mjekësor njëri nga viktima është liruar, ndërsa tjetri ka vazhduar për tretman të mëtutjeshëm. Pas hetimeve është arrit të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari mashkull nga Kosova.”, ka informuar Policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/TV Malisheva

Share.