Një burrë është qëlluar mbrëmë me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani”, në Prishtinë.

Policia ka informuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Është raportuar se viktima mashkull është qëlluar me armë zjarri nga një i dyshuar i cili pas sulmit është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, ka bërë të ditur Policia.

Rasti është duke u hetuar.

Share.