Një person është gjetur i vdekur dhe një tjetër-shtetas i huaj i plagosur dje në fshatin Vërmicë të Prizrenit.

Sipas Policisë, fillimisht është hasur viktima mashkull shtetas i huaj, i cili kishte lëndime trupore.

Njësitë relevante policore dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima ka plagë nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit.

Policia gjatë patrullimit kanë hasur në një trup të pajetë (mashkull) ku në afërsi është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gjashtë copë fishekë, disa gëzhoja dhe një telefon. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore.

/TV Malisheva

Share.