Babis Anagnostopoulos, nga dita e djeshme do ta vuajë dënimin në burgun e Malandrinos në Fokida. Kërkesa e tij për të qëndruar në Korydallos është refuzuar për arsye sigurie.
Piloti grek, i dënuar për vrasjen e gruas së tij Caroline Crauts brenda shtëpisë së tyre në Glyka Nera, është vendosur në karantinë prej tre ditësh, në kuadër të masave mbrojtëse nga koronavirusi. Më pas do të transferohet në një qeli.
Kërkesa e tij po shqyrtohet, pasi prej gjashtë muajsh është disiplinuar, pasi u kap me celular në qelinë e burgut të Korydallos. Kërkesa e tij e dytë ka të bëjë me studime. Piloti kërkon të japë provimet kombëtare të vitit, për të hyrë në Fakultetin e Drejtësisë.
Nuk dihet nëse ai ka dashur gjithmonë të studiojë për këtë degë apo këtë vendim e ka marrë gjatë kohës që po gjykohet si i pandehur./abcnewsal