Një burrë është vrarë pak minuta më parë në Tiranë pasi u qëllua me armë të ftohtë në rrethana ende të paqarta.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 11:15, në afërsi të “Harry Fultz”.
Policia tha se shtetasi Olgert Dhimitri, 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin Ilir Kapo, 60 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/TV Malisheva