Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë Notting Hill Carnival ku për pasojë ka ndërruar jetë reperi i njohur britanik TKorStretch, emri i vërtetë i të cilit është Takayo Nembhard. 21 vjeçari u sulmua me thikë po nuk mundi t’u shpëtojë plagëve të marra. Ai vdiq në një spital në Londrën perëndimore.

Menaxheri i tij, Chris Patrick, tha se TK, siç njihej, kishte kaluar shumë kohë në Londër, por jetonte me prindërit e tij në Bristol dhe se familja e tij ishte shkatërruar nga vdekja tragjike. Nembhard kishte qenë një futbollist dhe ishte pjesë e Akademisë së Bristol Rovers deri 16-vjeç.

“Ishte një njeri i mirë dhe i respektueshëm, kalonte shumë kohë në Londër, por jetonte me prindërit e tij në Bristol. Ai më parë kishte qenë një futbollist gjysmë-profesionist derisa u lëndua. Ai ishte i talentuar në shumë fusha, kështu që pas futbollit, u mor edhe me muzikë.

Unë isha menaxheri i tij për më shumë se dy vjet. Punoi jashtëzakonisht shumë dhe u përpoq të bënte atë që është e drejtë për veten dhe fëmijën e tij që do të vijë së shpejti në jetë Familja e tij është e shkatërruar”, u shpreh Chris Patrick, menaxheri i reperit pas ngjarjes./abcnews.al

Share.