Një qytetar amerikan është vrarë në Ukrainë, pas një sulmi me artileri të rënda nga forcat ruse në qytetin Chernivil.

Kështu ka njoftuar Departamenti i Shtetit amerikan.

“Mund ta konfirmojmë vdekjen e një qytetari amerikan me 17 mars”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

“Shprehim ngushëllimet tona për familjen për humbjen e tyre. Për shkak të respektit për familjen gjatë kësaj kohe të rëndë, nuk kemi më shumë komente”, ka thënë ai.

Qytetari i vrarë quhet James Whitney Hill, ka raportuar New York Times.

Ai kishte udhëtuar drejt Ukrainës në dhjetor me partnerin e tij ukrainase, që ajo të trajtohej në një spital lokal për sëmundjen e sklerozës multiple.

Në javët e fundit, Hill kishte shkruar për situatën e krizës në Ukrainë.

“Për çdo ditë, njerëzit po vriten duke tentuar që të ikin. Bombat bien çdo natë, pra rrezik në dy anët”, kishte shkruar ai në Facebook.

/TV Malisheva

Share.