Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një operacion policor për kapjen e të dyshuarve për grabitjen e armatosur të argjendarisë në Therandë.

Gjatë operacionit, ka pasur shkëmbim të zjarrit mes policisë dhe të dyshuarit.

I dyshuari është vrarë nga Policia e Kosovës, ndërkaq një polic është plagosur gjatë të shtënave me armë. Polici i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetë, ka mësuar Paparaci nga burime.

Grabitësi i vrarë është D.G., raporton Paparaci.

Ndërkaq, policia ka arrestuar të dyshuarin tjetër për përfshirje në grabitjen e armatosur në Suharekë, Bujar Basha.

/TV Malisheva

Share.