Selatin Janjeva, pronari i kompanisë turistike “Selo Tours”, është vrarë mbrëmë në Novi Pazar.

Nga agjencioni kanë njoftuar se Janjeva është vrarë në shtëpinë e tij që gjendet në Novi Pazar.

Ende janë të paqarta rrethanat e vrasjes së Janjevës.

“Të Dashur farefisë, dashamirës dhe udhëtarë me pikëllim të thellë ju informojmë që mbrëmë kompanisë sonë ju shua edhe një dritë! Mbrëmë në shtëpinë e tij që gjindet në Novi Pazar me datën 01.10.2020 në rrethana ende të pa qarta për ne është vrarë Selo (Selaki), Selatin Janjeva! Për datën e varrimit të së ndjerit ju informojmë në vazhdim!”, shkruhet në njoftimin e kompanisë.

Share.