“Askush nuk i ka përmendur sanksionet ndaj Serbisë”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq nga Brukseli sonte pas takimit me liderët evropianë, shkruan Insajderi.
Vuçiq në konferencën për gazetarët u shpreh se sanksionet i kanë përmendur të tjerët por jo BE.
“Askush nuk i ka përmendur sanksionet ndaj Serbisë, kam dëgjuar se i kanë përmendur të tjerët, tha presidenti“, tha ai.
“Kur dikush është serioz, nuk mund të marrë vendime në emër të BE-së apo SHBA-së. Nuk më keni dëgjuar kurrë të bëj thirrje për vendosjen e sanksioneve kundër Prishtinës apo Sarajevës. Nuk e kam bërë kurrë këtë. Së pari, sepse unë jam një burrë i denjë. E nga ana tjetër, kur merren vendimet për sanksione, atëherë hyhet në një atmosferë të keqe nga e cila nuk është e lehtë të dalësh“, tha Vuçiq.
/TV Malisheva