Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, duke folur për vazhdimin e dialogut për normalizim të raporteve, ka thënë se Serbinë e pret një fazë e vështirë në raport me Kosovën
Vuçiq në një intervistë për Tv Prva, th se pret që të ketë presione të mëdha sa i përket zgjidhjes së çështjes së Kosovës, ndërkohë thotë se është naive të thuhet se emërimi i Palmer mund të ketë ndonjë impakt pozitiv për Beogradin vetëm për faktin se ai është dhëndër i Serbisë.
“Veçanërisht pasi shqiptarët formojnë Qeverinë. Do të kërkojnë që ne ta njohim Kosovën, por një kompromis në të cilin Serbia nuk merr asgjë nuk do të kalojë, ata do të duhet të më ndërrojnë mua”, citohet të ketë thënë presidenti serb.
Vuçiq ka folur edhe rreth pjesëmarrjes së Listës Serbe në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë.
Në këtë drejtim ai ka thënë se pret që Lista Serbe të merr pjesë në këto zgjedhje.