Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po thotë se nuk i ka frikën ushtrisë së Kosovës, për të cilën thotë se bashkë me SHBA-në, duan të krijojnë një forcë të fortë.

Këto komente Vuçiq i bëri sot kur u pyet për ardhjen e Wesley Clark në Kosovë.

”Ata kanë pushtet aktual atje në tokë, ata ngacmojnë serbët çdo ditë, por nëse doni të thoni se ata do të krijojnë një ushtri të fortë që mund të rrezikojë Serbinë, ka llogaritje të sakta matematikore, nuk kam frikë”, u shpreh ai shkruan danas.

”Unë nuk kam frikë për atë çështje, por jam i shqetësuar, sepse çdo problem që do të ndodhë do të jetë një problem për ne sepse, ne po përparojmë më shpejt dhe problemi do të prekte investitorët. Më shumë se 60 përqind e investimeve të huaja direkte përfundojnë në Serbinë qendrore”.

Duke komentuar mbi mesazhin e të dërguarit të SHBA për Ballkanin, Matthew Palmer, se Asociacioni duhet të zbatohet, ai tha se ishte mirënjohës ndaj Palmer dhe Ambasadës Amerikane, të cilët folën për domosdoshmërinë e zbatimit të kësaj pike.

”Sidoqoftë, nuk jam i sigurt se dikush do të dëshirojë ta dëgjojë atë në Prishtinë. Përkundrazi, pothuajse askujt nuk i intereson kjo atje”, përfundon Vuçiq./TV Maisheva

Share.