Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot i tha kreut të shtetit malazez, Milo Gjukanoviq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se kanë shqetësime më të mëdha siç janë krimi, korrupsioni dhe ekonomia dhe se duhet ta lënë Serbinë të qetë.
“Në gjashtë muajt e fundit është përshpejtuar fushata e damkosjes së Serbisë, e ardhur nga qendra të caktuara të pushtetit, por sigurisht edhe nga pjesa e rajonit që gjithmonë e sheh suksesin e saj në dështimin dhe kolapsin e Serbisë.
Jo që nga dje, por urrejtja e rrënjosur vjen nga Kurti dhe Milo Gjukanoviqi”, ka nënvizuar Vuçiq në një video deklaratë.
Ai theksoi se ata gjithmonë përdorin të pavërteta, gënjeshtra të zhveshura dhe të hapura, me qëllim që të paraqiten si viktima, kurse Serbia si agresor i egër që i kërcënon në çdo mënyrë.
/TV Malisheva