Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka nisur fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Serbisë, duke thënë se situata rreth Kosovës është e pafavorshme për Serbinë, veçanërisht pas konfliktit në Evropën Lindore.

Ai ka thënë se Serbia asnjëherë, as drejtpërdrejt as tërthorazi, nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Vuçiq tha se Kosova si shtet i pavarur është “fëmijë i BE-së” dhe se Brukseli do ta mbrojë atë gjithmonë.

“Dhe për të gjitha incidentet dhe sulmet ata do të përgjigjen vetëm me njoftime. Kur i pyet evropianët përse sot ka më pak serb në Kosovë, ata nuk kanë përgjigje. Ata vetëm thonë se nëse duam të ecim përpara, duhet të pranojmë këtë”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka thënë se Serbia ka treguar konstruktivitet, por jo nga frika nga ushtarët e NATO-s.

“Serbia nuk është më aq e dobët sa ishte në vitin 1998, 1999, 2004 apo 2008. Forcat tona ushtarake dhe policore janë dhjetë herë më të forta sot. Ne gjithashtu sot posedojmë më shumë mend dhe mençuri dhe do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të ruajtur paqen për popullin tonë në Kosovë. Nëse vjen deri te ndonjë konflikt, kjo do të ishte fatkeqësi për të gjithë Serbinë”, ka thënë ai / Paparaci.

/TV Malisheva

Share.