Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha sot se vazhdimisht ka theksuar se cilat janë vijat e kuqe të Serbisë dhe për çfarë nuk do të diskutojnë fare.

“Ju kërcënoni se do t’i përfundoni negociatat? Epo, nuk është problem. Dhe çfarë do të bëni atëherë? Si do t’i zgjidhni problemet? Këtu ne themi se nuk e duam Kosovën në Kombet e Bashkuara dhe pastaj çfarë do të bëni, do të na bombardoni, do të na kërcënoni me sanksione? Në bazë të cilit akt, kur korniza e plotë ndërkombëtare juridike është në favor të Serbisë, e di se na pret një situatë e ndërlikuar”, tha Vuçiq.

Siç tha ai, përfaqësuesit evropianë ishin racionalë në qëndrimin e tyre, por edhe amerikanët, për çka ai u falënderon të gjithëve./TV Malisheva

Share.