Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Amerika sigurisht që po përpiqet dhe se nuk e duan konfliktin sepse nuk u përshtatet, por se ai nuk u beson të tjerëve kur është fjala për Kosovën, sidomos gjermanëve.
Kësisoj ai në një intervistë për TV Prva është përgjigjur kur u pyet nëse beson se BE-ja dhe Amerika nuk mund ta bindin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti rreth çështjes së targave.
“Ne mund të llogarisim vetëm në veten tonë. Askush nuk na ka krijuar shtet përveç nesh. Gjithmonë kemi pasur nga ata që kanë menduar se mund të na ndihmojnë në varësi të interesave të tyre. Serbët luftuan për vendin e tyre, për lirinë e tyre. Ne po përpiqemi, ne duam të kemi marrëdhënie të mira me të gjitha vendet, por nuk mund të kemi marrëdhënie të mira me ata që thonë luftoni, do të humbni, por është e rëndësishme që e keni lënë zemrën në fushë”, tha Vuçiq, shkruan Kosovo-online, përcjell Klankosova.tv
“Paqja varet nga presioni i fuqive perëndimore ndaj Prishtinës. Unë nuk besoj në racionalitetin e Kurtit. Shtyrja nuk do të thotë asgjë, duhet të përballeni. Ata nuk na dhanë një shans. Ne jemi gati për bisedime, por ata thjesht thanë “mos na jepni një shans”, shtoi Vuçiq.
/TV Malisheva