Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ndodhen në një situatë specifike për, siç tha ai, ”ngjarjet rreth Kosovës”. Vuçiq tha se për shkak të presionit më të madh ai është takuar me drejtuesit e Kishës Ortodokse Serbe për të dëgjuar mendimin e tyre.
“Dhe do të jetë gjithnjë e më e vështirë të ruajmë interesat tona sepse presionet do të jenë më të ashpra. Që nga dita kur Presidenti i Rusisë tha se në çfarë e bazon pushtimin e tij të Ukrainës në kuptimin formal-juridik dhe politik, që nga ai moment, të gjitha fuqitë perëndimore po punojnë për zgjidhjen e shpejtë të nyjës së Kosovës, me qëllim që ta thyejnë argumentin nga dora e presidentit rus”, deklaroi ai, raporton Tanjug.
“Sigurisht, rusët i gjetën gabimet e tyre nga e kaluara dhe i përdorin për nevojat e tyre, sjellje logjike, për ne është vetëm një barrë shtesë dhe mundim shtesë”, theksoi kreu i shtetit serb.