Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “ndaj qytetarëve të Serbisë nuk do të vendosen sanksione, edhe nëse merren disa masa, ato do të jenë kundër tij”.

Ai ka vazhduar me propagandën e tij kundër Kosovës, duke thënë se “serbët u larguan nga institucionet e Kosovës kur Kurti i shfuqizoi ato”.

“Kanë pritur 10 vjet asociacionin, por nuk ka asgjë. Njerëzve këtu nuk u intereson as populli, as manastiret, por vetëm për të folur kundër popullit të tyre. Të gjitha këto parandjenja të errëta që kërkojnë të bëhet diçka kundër shtetit të Serbisë nuk janë asgjë e re. Vetëm nëse heqim dorë nga vetvetja, Viola von Cramon do të jetë e kënaqur”, ka thënë ai në televizionin në shërbim të regjimit të tij “TV Përva”.

Duke iu referuar letrës së opozitës, ai i quajti ata “të gjithë heronj mbi heronj”, duke thënë se për gjithçka e ka fajin Vuçiqi.

“Në Serbi mendojnë se të jesh politikan do të thotë të jesh hajn, e jo dikush që nuk heq dorë nga idealet e tij, “Kosova dhe Metohia”… Unë nuk jam i shkathët, nuk dua t’i bëj lajka askujt, të pajtohem që ata “e më pas që ata të më mashtrojnë”. Çështja e moralit në politikë është çështje morale”, ka thënë Vuçiq.

 

/TV Malisheva

Share.