Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sa i përket marrëveshjes së panënshkruar me Kosovën për planin evropian dhe aneksimin e implementimit, ka deklaruar sot se ajo ështëligjërisht e obligueshme për Serbinë, kur vë nënshkrimin apo kur pajtohet në mënyrë verbale.
“Serbia asnjëherë nuk ka përdorur truke, dhe ky është mesazhi im për ata që dje në Forign affairs Comity folën për këtë, ndryshe nga të gjithë ata, ne kurrë nuk përdorim truke….Po e përsëris çdo ditë se qëndrimi im as për një milimetër (jotu) nuk ka ndryshuar para askujt, do ta përsëris para jush, ligjërisht e obligueshme për Serbinë është kur vë nënshkrimin apo vulën në diçka, apo kur në mënyrë verbale apo gojore pajtohem. Dhe kurdoherë dhe askush tjetër nuk mund të prodhojë pasoja juridike për Republikën e Serbisë përveç presidentit të saj dhe në disa raste kryeministrit apo ministrit të punëve të jashtme.”, ka thënë ai.
Ai, në një konferencë për media me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani,ka deklaruar se Serbia do të përmbushë gjithçka që ka thënë dhe është duke punuar në zbatim të tyre.
Vuçiq ka thënë se nuk mendon që Kosova do ta përmbushë obligimin, që është formimi i Asociacionit.
Sipas tij, nuk bëhet fjalë për njohje të Kosovës nga Serbia, anëtarësim në Kombet e Bashkuara, po që, për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, shteti i tij është i gatshëm t’i zbatojë.
/TV Malisheva