Në Forumin ekonomik për bashkëpunim rajonal që po mbahet në Shkup, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tha se nga janari i vitit 2023 do të lëvizin nga Beogradi në Tiranë pa i ndalur askush. Ai shtoi se me realizmin e nismës rajonale, në mes të Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë, nuk do të ketë kufij për qytetarët e këtyre vendeve.

Këtë nismë rajonale, Vuçiq e quajti nismë historike.

“Ne do të përpiqemi dhe do të japim maksimumin tonë për shkak se kjo nuk është shumë e thjeshtë, njëri kusht është të ndërtojmë besimin e ndërsjellë, kushti i dytë është të shohim nëse ne, tre vendet qeveritë tona mund shpejt t’i realizojmë këto rezultate, nëse do të mund t’i tejkalojmë të gjitha dobësitë e administratës, nëse mund të bëjmë këtë, më 1 janar të vitit 2023 ne më nuk do të kemi kufij ndërmjet vendeve tona, gjithsesi do t’i kemi kalimet kufitare do të ekzistojnë, por nuk do të ekzistojnë për qytetarët tanë, thjeshtë d të uleni nga Beogradi do të niseni në Tiranë, askush nuk do të ju ndalë dhe e kundërta, askush nuk do të ju pyes asgjë, askush nuk do të ju ndalë për kontrolle”, ka thënë Vuçiq në Forumin ekonomik për bashkëpunim rajonal. /TV Malisheva

Share.