Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka komentuar për herë të parë takimin me Richard Grenell, të dërguarin special të Shba-ve për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka komentuar për herë të parë takimin e tij me të dërguarin special të Shba-ve për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell.
Mediat serbe sot kanë raportuar se Vuçiq kishte telashe të mëdha gjatë takimit me të dërguarin e presidentit amerikan, Donald Trump, transmeton lajmi.net.
Kurse, sot Vuçiq ka thyer heshtjen duke bërë komentet e para lidhura me takimin.
“Askush nuk na ofron ndarjen, askush nuk na ofron asgjë. Nuk dëshirojnë të na japin asgjë”, deklaroi Vuçiq para gazetarëve në Kovin, i pyetur nëse ardhja e Grenellit ofron bindjen se do të hiqet taksa dhe nëse nga Serbia do të kërkohet diçka në kompensim.
“Më duhet kohë për të reflektuar mbi bisedën me Richard Grenell dhe për të parë se çfarë mund të bëjmë më tej”, ka shtuar ai.