Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sot se ushtria serbe dhe policia serbe asnjëherë nuk e kanë kaluar vijën kufitare me Kosovën, raporton TV Malisheva.

“Ata gënjejnë për këtë siç gënjejnë për çdo gjë tjetër”, tha Vuçiq në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me mediat e Kosovës që shkruanin se ushtria serbe ka shkelur ligjin ndërkombëtar dhe ka kaluar vijën kufitare dhe se a ka NATO-ja prova për këtë.

Share.