Në samitin për “Ballkanin e Hapur” në Beograd, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka kujtuar një takim të Josip Broz Titos me Enver Hoxhën, duke e krahasuar takimin e tij me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, tash 70 vjet më pas.
“Më duket se ne jemi shumë të lidhur dhe kemi nevojë të ndërsjellë për njëri-tjetrin. Kjo tregohet nga shpeshtësia e takimeve tona. Pavarësisht faktit se disa nuk janë ende pjesë e nismës, ndoshta disa të tjerë nuk do të jenë, ne mund të zhvillojmë bashkëpunim të suksesshëm dhe nuk besoj se bëj gabim të them se marrëdhëniet tona në Ballkanin Perëndimor mes tre vendeve tona janë në maksimumin historik. Më kujtohet takimi i parë pas 70 vitesh pas takimit të Titos dhe Enver Hoxhës, kur u takuam unë e Edi Rama. Ishte një takim me energji të jashtëzakonshme politike, ndërkohë sot janë takime miqësore, bizneset dhe qytetarët tanë po kuptojnë shumë më mirë njëri-tjetrit”, theksoi ai.
Pjesë e këtij samiti ishin edhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryetari i Këshillit të Ministrave në Bosnje dhe Hercegovina, Zoran Tegeltija.
Ndërkohë, përkrahje ofroi edhe ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto./TV Malisheva