Anëtarët e Qeverisë së Serbisë, në seancën e djeshme ku mori pjesë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, vendosën të mos pranojnë propozimin e Bashkimit Evropian që Serbia të dënojë kërcënimin ndaj integritetit territorial të Ukrainës, përkatësisht të apelojë për respektimin e së drejtës ndërkombëtare.

Siç mëson gazeta e pavarur beogradase, nova.rs, Serbia nuk e pranoi propozimin e BE-së për të dënuar të gjithë ata që rrezikojnë integritetin territorial të Ukrainës dhe nuk do të dënojë pushtimin e Rusisë në atë vend.

Ky është pikërisht qëndrimi që më së shumti është miratuar në seancën e djeshme të Qeverisë së Serbisë, ku mori pjesë edhe Vuçiq.

Siç mësohet, në takimin në Nemanjina nuk është folur për sanksione ndaj Rusisë. Ministrat e SPS-së Branko Ruziq dhe Novica Tonçev, të cilët abstenuan gjatë votimit, nuk mbështetën vendimin e shumicës për të hedhur poshtë propozimin e BE-së që Serbia të apelojë për të respektuar integritetin territorial të Ukrainës.

Share.