Feronikeli pësoi sërish në shtëpi. Këtë herë kampionët në fuqi u mposhtën nga SC Gjilani që arriti ta përmbys rezultatin (2-1), shkruan Gazetasheshi.com.

Trajneri i Feronikelit, Dejan Vukiçeviq është parë i dëshpëruar dhe e ka pranuar se më këtë humbje ka mbetur bukur mbrapa, por nuk dorëzohet

“Luajtëm mirë dhe nuk e kemi merituar humbjen, luftuan shumë arritëm edhe të shënojmë gol dhe kishim raste të mira, por nuk ja dolëm. Kundër një skuadre siç është Gjilani si rival direkt për titull nuk duhet lejuar të gabojmë ashtu dhe të pranojmë asi gola. Ata kanë lojtarë të mirë ndërsa ne nuk ishim përqendruar mirë. Duhet të vazhdojmë dhe të shikojmë për ndeshet e radhës pasi tash jemi shumë larg për titull”, ka thënë Vukiçeviq për Supersport.

Tani Feronikeli humbet hapin në garë për titullin kampion.

Share.