Presionet ndaj Aleksandar Vuçiqit ta braktisë “neutralitetin ushtarak” dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë po rriten më shpejtë se dikush do të kishte marrë me mend, ka thënë Aleksandar Vullin, ministri i brendshëm serb.
“Fakti që Vuçiqi ka guxim të kundërshtojë dhe të durojë, nuk do të thotë se nuk ka presion dhe se kushdo tjetër mund të duronte, nuk e di sa do te durojë para se ta tradhtojë shëndeti apo disa anëtarë te Qeverisë së Serbisë dhe të partisë të cilën vet e ka krijuar”, pretendon servili kryesor i Vuçiqit, Aleksandar Vullin.
“Sikur Serbia të vendoste sanksione ndaj Rusisë, asgjë e rëndësishme nuk do të ndryshonte, por forcat e NATO-s nuk po kërkojnë sanksione kundër Rusisë sepse do të ndryshojë diçka, por sepse duan të tregojnë se populli i fundit i lirë në Evropë nuk është më i lirë dhe se lideri i saj është thyer”, ka vazhduar ai me stil të njëjtë.
“Aleksandar Vuçiq është lideri i fundit i lirë në Evropë që kujdeset për popullin e vet, por edhe për vlerat e harruara të moralit dhe mirënjohjes, siç do të thoshin serbët – Vuçiqi ka fytyrë. Prandaj aq shumë po e sulmojnë atë, që të tregojnë se për të vegjlit nuk ka liri dhe se vetëm të mëdhenjtë kanë të drejtë për interesa dhe miq. Nuk e di nëse do të arrijnë ta thyejnë Partinë Përparimtare të Serbisë që ata të mos e propozojnë Vuçiqin për president të Serbisë, por e di që sa më shumë të jetë Vuçiqi në politikën serbe aq më e lirë do të jetë Serbia”, ka thënë ministri i brendshëm serb Aleksandar Vullin, duke komentuar presionet nga vendi dhe nga jashtë ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe të mos kandidohet në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
/TV Malisheva