Sipas ministrit të Brendshëm në Serbi, Aleksandër Vulin, është “duke u provokuar” konflikt nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Deklarata e Vulinit erdhi pasi Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për reciprocitet me targa.

E ka dhënë afat se nëse nuk zbatohet marrëveshja për targat deri më 30 shtator, atëherë makinat do të konfiskohen.

Në bazë të Vulinit respektimi i ligjit “është provokim”, e për këtë nuk e lë fajtor vetëm Kosovën, por edhe vendet e Quintit, raporton Tanjug.

“Serbia do të vazhdojë të luftojë për paqen, por e gjithë përgjegjësia për provokimin e konfliktit është e Kurtit dhe Quintit”, ka thënë Vulin. /TV Malisheva

Share.