Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se “shqiptarët janë urdhëruar që të acarojnë marrëdhëniet me Serbinë deri në skajshmëri, në mënyrë që Serbia të reagojë ushtarakisht, ku më pas do të do të ndërhynin mbrojtësit e tyre, pas së cilës ndërhyrje do të ketë kaos”.
Ai tha për TV Pink se “është e kuptueshme që opinioni vendas është i mërzitur nga lëvizjet e fundit të njëanshme nga Prishtina”.
“Shefat e tyre thanë se duhet bërë dhe kjo është një formë presioni ndaj Vuçiqit që të tërhiqet, të largohet nga politika e jashtme e Serbisë. Ne jemi të vetmit që nuk kemi vendosur sanksione ndaj Rusisë, jemi më se të qartë kur bëhet fjalë për konfliktin në Ukrainë. Çfarë nuk është e qartë? Ne respektojmë integritetin territorial të Ukrainës, por nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë,” tha Vulin.
Kur është fjala për konfiskimin e targave të veturave, Vulin thotë se kjo është një përpjekje për të zhytur në luftë serbët nga veriu i Kosovës.
“Nuk ka asgjë nga kjo, por është një mënyrë për të provokuar serbët që pastaj të reagojnë. Më pas pastaj Stano dhe të tjerët do të thonë se të dyja palët duhet të përmbahen. Nga çfarë të përmbahemi ne? Kosova nuk është shtet, dhe ju që keni nënshkruar me ne jeni pajtuar që Kosova nuk është shtet, nuk ka qeveri”, tha Vulin.
Ai tha se serbët duhet të lejohen të jetojnë normalisht.
“Na lini të qetë, që serbët në Kosovë të kenë targa, që të jetojnë normalisht… E shihni Petar Stano thotë se janë informuar, por nuk janë konsultuar, ju e keni nënshkruar marrëveshjen e Brukselit me ne… Ju si organizatë nuk vleni asgjë. Vendosni se a janë shqiptarët kaq të mëdhenj? Duhet të keni turp që Serbia e vogël ka edhe fytyrë edhe kurriz që të mendojë paraprakisht. Nuk keni guxim të udhëheqeni nga nënshkrimi juaj. Kanë kaluar nëntë vjet nga rrëfimi për Asociacionin e Komunave Serbe”, tha Vulin.
Duke folur për vendosjen e policisë serbe në Kosovë, Vulin thotë se “ka mundësi, por që nuk do të ndodhë, siç nuk ndodh me të gjitha gjërat tjera të cilat nuk respektohen nga Prishtina”.
Siç theksoi ai, shteti i Serbisë nuk do të lejojë përsëritjen e “Stuhisë”, Jasenovcit dhe diçkaje të ngjashme.
“Ushtria jonë është më e përgatitura në rajon. Ushtria është shumë më e pajisur se sa ishte, por më e rëndësishme se armët është fakti se në ushtri ka njerëz që e duan vendin e tyre Serbinë. E përsëris, ne nuk kërcënojmë, nuk ka luftë, nuk ka përdorim të ushtrisë, vetëm po them, mos tentoni t’i dëboni fëmijët serbë nga veriu i Kosovës”, tha Vulin.
/TV Malisheva