FC Vushtrria ka reaguar në lidhje me incidentin me tifozët që ndodhi në ndeshjen e barazhit ndaj Malishevës.

Tifozët e klubit të Vushtrrisë, thyen ulëset në stadiumin Zahir Pajaziti ku edhe u revoltuan pasi klubi nuk arriti të promovohej në Superligë, shkruan TV Malisheva.

Në lidhje me këtë çështje FC Vushtrria ka kërkuar falje publike në faqen zyrtare në Facebook.

“KËRKIM FALJE!
Mbrëmë në mbledhjen e mbajtur nga kryesia e klubit në lidhje me rastin e së Shtunës me 28 Maj në ndeshjen e barazhit kundër KF Malishevës ne si klub kishim marrë të gjitha masat që gjithkah të shkonte sipas planifikimeve që kishim bërë, gjatë gjithë javës jemi koordinuar dhe kemi punuar ngusht me të gjitha palët e përfshira në organizim, KF Llapin njëherit e faleminderojmë për mikpritjen, si dhe organeve të FFK-së për organizmin e shkëlqyer, mirpo në minutën e 76-të për një moment ndodhi një situatë të cilën ne e dënojmë ashpër ku u hodhën ne fushë karrika dhe gjësende te tjera, dhe sharje në kor nga tifozë tanë ne drejtim të FFK-së.
Këto akte ne i dënojmë ashpër duke kërkuar falje publike kryesisë së KF Llapit dhe Federatës se Futbollit të Kosovës dhe gjithë sportdashëseve”
, ka shkruar klubi në Facebook.

Ja postimi:

Share.