Një person në Vushtrri i prekur nga Covid-19 nuk i është përmbajtur rekomandimeve për vetëizolim, duke dalë në ambiente publike.
Me këtë rast me vendim të prokurorit ndaj tij është iniciuar rast.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar nuk i është përmbajtur rekomandimeve për vet-izolim. Me vendim të prokurorit është iniciuar rast ndaj personit të dyshuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Tv Malisheva