Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media, ka kritikuar qeverinë Hoti, e cila sipas kësaj partie politike tash e një muaj u votua me vota të kontestuara.
VV-ja qeverinë Hoti vazhdon ta vlerësojë si jo-legjitime dhe në shërbim të presidentit Thaci.
Anëtarja e kryersisë së VV-së, Arbërie Nagavci tha qeveria Hoti e ndërtuar me mbështetjen e presidentit Hashim Thaçi, një ndër vendimet e para të saj ishte heqja e reciprocitetit ndaj Serbisë, duke krijuar kështu pa barazi me vendin tona
“Me heqjen e reciprocitet nga Qeveria Hoti, Serbia as që e ndali fushatën e egër kundër Kosovës. Kjo qeveri e pa ligjshme nuk pritet ta përfaqësojë Kosovën as në dialog”, tha Nagavci.
Hajrullah Çeku deputet nga VV theksoi kulmi i kësaj qeverie e formuar nga presidenti Hashim Thaçi, është rritja e kabinetit qeveritar, si vazhdimësi e PAN-it, duke zhvatur kështu buxhetin me shpenzime enorme.
Ai po ashtu tha se pandemia në Kosovë tashmë ka dalë jashtë kontrollit, duke nxituar Qeveria Hoti me heqjen e masave.
Çeku duke thënë se me Qeverinë jo-legjitime, ka vetëm regres, dhe për këtë arsye duhet të mbahen zgjedhjet./Tv Malisheva