Karateistet e Kosovës e kanë fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në konkurrencë ekipore.
Botërori u zhvillua në Budapest të Hungarisë, ndërsa Kosova e siguroi vendin e tretë nëpërmjet repesazhit.
Në finale të repesazhit, të dielën, Kosova fitoi 2-0 ndaj Kazakistanit.
Fortesa Orana, Vlera Qerimi, Hatixhe Zejnullahu dhe Albulena Gervalla ishin vashat që e përfaqësuan denjësisht Kosovën.
Para Kazakistanit, ekipi ynë kishte mposhtur Anglinë, Zvicrën dhe Francën, ndërsa u mposht vetëm nga Japonia me rezultat 2-1.
Është ky prej sukseseve më të mëdha të karatesë nga Kosova deri më tani.
/TV Malisheva