Policia sot ka informuar se të hënën në mbrëmje ka vdekur një person në Prizren.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ka qenë me disa shokë në një lokal papritmas ishte rrëzuar. Viktima është dërguar në emergjence pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.”, ka bërë të ditur Policia.
Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.
/TV Malisheva