Një person ka humbur jetën në Malishevë si pasojë e një vetaksidenti me traktor viktima është një 19 vjeçar nga fshati Bellanicë e Malishevës, ndërsa një person tjetër është lënduar dhe është dërguar në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj i cili gjithashtu ka njoftuar se një i lënduar është dërguar në QKUK në gjendje të rënduar shëndetësore.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga organet kompetente të policisë.

“Rreth orës 14:00 është raportuar aksident trafiku në fshatin Ngucat- Malishevë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një traktori dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi të dhe është vet-aksidentuar. Për pasojë një person mashkull i moshës madhore ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër (po ashtu mashkull i moshës madhore) është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore. Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka thënë Elezaj.

/TV Malisheva

Share.