Këto janë filmimet e tankeve dhe luftëtarëve të grupit paraushtarak Wagner, në rrugët e Rostovit në mes të tensioneve të përshkallëzuara midis Kremlinit dhe kreut të grupit paraushtarak rus, Wagner.

Guvernatori i rajonit të Rostovit, Vasily Golubev, u bëri thirrje banorëve të mos largohen nga shtëpitë e tyre.

Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin për tradhti në një fjalim kombëtar të shtunën, pasi luftëtarët paraushtarakë kaluan kufirin nga Ukraina në Rusi, duke hyrë në qytetin e Rostov-on-Don.

Tensionet midis Moskës dhe grupit paraushtarak, u rritën pasi Prigozhin akuzoi forcat ruse për sulmimin e mercenarëve të tij.

Rusia i mohoi këto pretendime të premten vonë dhe lëshoi urdhra arresti për Prigozhin.

Prigozhin, në muajt e fundit, ka akuzuar vazhdimisht Rusinë se nuk furnizon me armë të mjaftueshme grupin paraushtarak që ka luftuar përkrah ushtrisë ruse në Ukrainë.

/TV Malisheva

Share.