Kyle Walker së fundmi u raportua se i ka thënë po transferimit te Bayern Munichu.
Walker thuhet se e ka pranuar ofertën e Bayernit, dhe se i ka komunikuar vendimin e tij Pep Guardiolas dhe bordit të Cityt.
Por, si duket se transferimi i Walker nuk po iu pëlqen disave te kampioni gjerman.
Bëhet e ditur se ka acarim në zhveshtoren e Bayernit për shkak të ofertës së klubit për Walker. Bayerni i ka ofruar Walker një kontratë dy vjeçare me opsionin për ta rinovuar edhe për një vit tjetër.
Kështu, klubi theu rregullin e brendshëm për të mos u dhënë lojtarëve që janë më të moshuar se 30 vjeç më shumë se një vit kontratë, pasi edhe për lojtarët si Neuer dhe Müller nuk u bë një përjashtim.
/TV Malisheva