WhatsApp ka lansuar një seri “stickers” me temë koronavirus për t’i ndihmuar njerëzit të flasin për jetën nën mbyllje.
Imazhet u krijuan në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetit dhe mund të postohen në çdo bisedë në platformë, shkruan The Independent.
Ato përmbajnë vizatime që shërbejnë si kujtesë për të larë duart, për të kontrolluar të dashurit dhe zbatimin e rregullave të distancës sociale.
“Stickers” u krijuan për të ndihmuar njerëzit më saktë dhe më lehtë të diskutojnë ndjenjat e tyre rreth bllokimit, tha WhatsApp.
“Jemi të ngazëllyer që po bashkëpunojmë me Organizatën Botërore të Shëndetit”, tha WhatsApp në një postim në blog. /Tv Malisheva