Deontay Wilder ka arritur që të triumfoj në super meçin e zhvilluar sot kundër Luiz Ortiz duke e nokautuar atë.

Ai pas ndeshjes ka dalur me deklaratë shuë të fuqishme, ku veten e cilëson si kampion të vetëm në botë, në këtë kategori të boksit.

“Dua të shkoj për unifikimin e titujve. Dua një kampion. Një fytyrë. Një emër. Ai është emri im, Deontay Wilder” deklaroi Amerikani

“Do të preferoja që të fitonte Ruiz Jr, sepse jemi në të njëjtin fiksim. Nëse ai fiton, e kemi mundësinë t’i unifikojmë divizionet. Më në fund do ta kemi mundësinë ta kemi një kampion, një fytyrë, një emër”.

“Nëse fiton Joshua, nuk mendoj se do të ndodhë. Ai ka thënë se nuk ka interesim që të përballet me mua”, ka deklaruar Wilder duke thënë se beson në triumfin e Ruiz.

Kujtojmë se me datë 7 dhjetor në Arabi Saudite do të përballen edhe njëherë Joshua dhe Ruiz në sfidën e dytë të “rematchit”, ku siç dihet në sfidën e parë kishte triumfuar Ruiz.

Share.