Arsenalit i është ofruar shansi për të nënshkruar me anësorin e Chelseat, Willian, si një zëvendësim për sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang.

Por Gunners tani janë në kundërshtim me kërkesat e kontratës së Willian – pasi ai përgatitet të largohet nga ‘Stamford Bridge’ falas.

Anësori brazilian kuptohet se kërkon një marrëveshje tre-vjeçare që përputhet me pagën e tij aktuale 120 mijë funte në javë, përcjell lajmi.net.

Arsenali, të bllokuar financiarisht, nuk ka dëshirë ta lidhë veten me një marrëveshje kaq afatgjatë për një lojtar që do të jetë 32 vjeç në gusht.

Por agjenti i Willian Kia Joorabchian është bërë një figurë gjithnjë e më me ndikim në ‘Emirates’ gjatë vitit të kaluar.

Ai gjithashtu përfaqëson drejtorin teknik të Gunners ‘Edu – dhe negocioi nënshkrimet e David Luiz dhe huazimin e Cedric Soares. / Tv Malisheva

Share.