Ylli shqiptar me famë botërore Dua Lipa në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammys” fitoi edhe një trofe.
Gjatë kësaj cermonie vëmendje të madhe mori edhe dukja e saj glamuroze e cila tërheqi vëmendjen e të gjithëve.
E veshur me një fustan të markës “Versace”, Dua Lipa nuk u ndal duke falenderuar të gjithë për këtë vëmendje.
“Ky fustan i ateliesë Versace mori 1500 orë për tu bërë dhe është i tëri i mbuluar me 55,000 kristalë. Dua Lipa, shkëlqeve mbrëmë” – shprehet Donatella në postimin e bërë./TVMalisheva