Ernesto Valverdesit duket se po i vjen fundi te Barcelona, pasi që është duke kaluar një formë jo të mirë në drejtimin e kësaj skuadre.

Një emër që është raportuar që mund të jetë trajner i katalunasve është Xavi.

E ish- futbollisti i Barcelonës thuhet se nëse do ta marrë postin e trajnerit te Barça, në fokus për transferim do ta ketë Raheem Sterlingun.

Mirëpo City nuk e ka ndërmend që ta shesë njërin nga lojtarët e tyre më të mirë, veçanërisht pas një viti që futbollisti ka nënshkruar kontratën e re deri në vitin 2023.

Share.