Trajneri i Barcelonës, Xavi në konferencën e fundit i është adresuar kritikave, pas spekulimeve që te gjiganti katalunas ka probleme për shkak se lojtarët kanë mbetur të hutuar me taktikat e tij.

Xavi tha se ai do të vazhdojë që të punojë sa më shumë, por se ai nuk do të jetë kurrë një problem për Barcelonën, raporton TV Malisheva.

“Jam ende pozitivë dhe optimist për projektin tonë. Do të vazhdojë që të punojë sa më shumë, por unë kurrë nuk do të jem një problem për Barcelonën, përndryshe do të rikthehem në shtëpi”, tha Xavi.

“Unë dëshiroj që të jem një zgjidhje për Barcelonën kështu që kjo është arsyeja se pse unë jam këtu, kurrë një problem”, shtoi më tej trajneri i Barcelonës.

Pas barazimit me Interin në Ligën e Kampionëve, Xavi me Barcelonën do të kenë nesër një test tejet të vështirë në La Liga ku do të përballen me Real Madridin në “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 16:15.

/TV Malisheva

Share.