Tubimet e partive kanë nxitur reagimin e publikut.
Partitë politike pavarësisht situates me COVID-19, nuk po i ndalin tubimet zgjedhore.
Së fundi, në rrjete sociale kanë qarkuluar imazhe të shumta nga tubimet me shumë njerëz, ku ekziston rrezik i madh i infektimit me koronavirus.
Këngëtari Shkëlzen Jetishi-Xeni, me anë të një postimi në Instagram, reagoi lidhur me tubimet e partive.
“Hajde rregull hajde…”, ka shkruar ai, duke ua kujtuar që dasmat ende nuk lejohen të mbahen pikërisht për shkak të evitimit të turmave./TV Malisheva
